Arrihet marrëveshja, Alves në Premierligë

Manchester City janë afër arritjes së marrëveshjes me mbrojtësin e Juventusit, Dani Alves.

Sport

17/06/2017 20:25

‘Goal.com’ mëson se ‘Citizen’ do të transferojnë në ‘Etihad Stadium’ Dani Alvesin, ish mbrojtësin e Barcelonës.

City ka dështuar të transferojë Benjamin Mendyn dhe Kyle Walker, dhe kjo ka bërë që Guardiola të kërkojë të bashkohet me ish lojtarin e tij te Barcelona, 34 vjeçarin Alves.

Alves te Juventusi është transferuar vitin e kaluar, dhe në edicionin e parë ka arritur të fitojë titullin e Serie A dhe Kupës së Italisë, ndërsa kanë humbur finalen e Ligës së Kampionëve nga Real Madrid./Lajmi.net/