Arrihet armëpushimi në Siri, por sa po zbatohet

Një autobombë ka shpërthyer në një qytet në Sirinë qendrore, nën kontrollin e forcave qeveritare, vetëm pak orë pas vendosjes së armëpushimit mes palëve.

Bota

27/02/2016 08:55

Vetëm pak orë pas skadimit të afatit në mesnatën e 23 shkurtit, presidenti amerikan Barack Obama kishte paralajmëruar qeverisë e Damaskut dhe Rusinë se “bota do t’u shohë”.

Të premten, sipas lajmeve në mediat ndërkombëtare, aeroplanët rusë kishin intensifikuar sulmet në pozicionet e rebelëve sirianë. I dërguari special i OKB-së në Siri, Staffan de Mistura, lajmëroi se negociatat për paqen do të nisin më 7 mars, gjithmonë nëse armëpushimi do të qëndrojë.

De Mistura tha gjithashtu se nuk ka dyshime se nuk do të mungojnë edhe tentativat për të minuar këtë proces, por shtoi “se asgjë nuk është e pamundur, në veçanti në këtë moment”.