Rrihen nxënësit në Suharekë, njëri pëson lëndime

Një rrahje mes dy grupeve nxënësish ka ndodhur sot në oborrin e shkollës fillore “Skënder Luarasi” në Suharekë.

Lajme

07/11/2018 14:14

Nga kjo përleshje njëri nga të përfshirët SH.M. ka pësuar lëndime në trup dhe kokë, për çka është dërguar më pas për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit, njofton PK, përcjell lajmi.net

“Deri te kjo rrahje ka ardhë si rezultat qe katër të dyshuarit D. K., SH. K., SH. A. dhe SH. M.  të mitur duke i thënë njeri tjetrit me fjale: “Pse po më këqyrë shtrembër. Në çantën e të dyshuarit SH A është gjetur dhe sekuestruar një thikë rreth 8 cm ngjyrë e kafet dhe një shufër metalike rreth 50 cm ngjyrë e zezë,  që  dyshohet se ishte përdorur në këtë rast. Është kontaktuar Prokurori kujdestar ku me urdhër tij rasti shkon me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Policia po ashtu njofton se është duke hetuar rastin. /Lajmi.net/