Arrestohet vrasësi i 20-vjeçares shqiptare në Itali, ishte klient i saj

Autoritetet italiane kanë arrestuar vrasësin e dyshuar të 20-vjeçarës shqiptare Anxhela Meçani. Sipas mediave, i ndaluari është një shtetas italian, i cili mendohet se ka qenë klienti i fundit i shqiptares.

Lajme

16/06/2018 09:50

Pas arrestimit të autorit të dyshuar në provincën e Cuneos, policia ka sekuestruar edhe automjetin e tij. Sipas të dhënave të para nga policia, vrasësi kishte kryer marrëdhenie seksuale me 20-vjecaren, por nuk ka pranuar të paguajë.

Kjo ka revoltuar shqiptaren, e cila ka tentuar t’i marrë me forcë paratë. Në këtë moment, autori dyshohet se ka hapur derën e pasagjerëve dhe hedh me forcë nga automjeti të renë, e cila për pasojë gjeti vdekjen.

Skena e ngjarjes së rëndë u pa nga disa dëshmitarë okularë të cilët njoftuan policinë italiane si dhe dhanë detaje për automjetin nga ku u hodh 20-vjeçarja.

Mediat raportojnë se Anxhela Meçani punonte si prostitutë në Itali.