Arrestohet vajza e asamblistit të LDK-së, vodhi 18 mijë euro

Policia mbrëmë ka arrestuar Linda Sadikun nën dyshimin se ka vjedhur 18 mijë euro në një market të madh të Kamenicë.

Lajme

21/09/2014 21:14

Zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Nazif Hajrizi, ka konfirmuar për Gazetën Express se e dyshuara Linda Sadiku ende ndodhet në ndalim policor.

“Ende është në ndalim policor. Ajo dyshohet për keqpërdor të mjeteve financiare në arkën e marketit ku ka punuar”, ka thënë Harizi.

“Njësitë e hetimeve rajonale ende janë duke i vazhduar hetimet”, ka shtuar ai.

Ndryshe, burime të gazetës kanë treguar se bëhet fjalë për vjedhjen e 18 mijë eurove nga Sadiku, e cila ishte ndihmuar edhe nga e nëna e saj.

Zyrtarët e Policisë kanë thënë se nënën e saj nuk e kanë arrestuar pasi hetimet ende janë duke vazhduar.

Sidoqoftë, Linda Sadiku me profesion është këngëtare dhe është vajza e asamblistit të LDK-së në Kamenicë, Gani Sadiku.