Arrestohet tifozi i Prishtinës që sulmoi Skifterat dje

Një tifoz i Prishtinës është arrestuar të hënën pasi kishte tentuar t’i sulmonte tifozët e Gjilanit, Skifterat të cilët kishin udhëtuar mbrëmë për në kryeqyetet.

Sport

21/08/2018 23:27

Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se ende nuk është bërë pranimi teknik i stadiumit.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka qenë i mitur dhe është ndalur ka një zyrtar policor.

I njëjti është arrestuar dhe te ai është gjetur dhe konfiskuar një thikë.

Ai me vendim të prokurorit është liruar me procedurë të rregullt.