Arrestohet tetovari me armë dhe drogë

Pistoletë me katër plumba, thikë, peshore digjitale, heroinë dhe hashash ka gjetur policia tek personi F.S (29) nga Tetova gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, ka informuar zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifovski.

Lajme

20/09/2018 14:18

Sipas të dhënave të tij, tetovari i cili ka drejtuar me motoçikletë është vërejt nga policët dje në ora 18 e 30 minuta në bulevardin “Vidoja Smilevski- Bato” që kalon afër shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”.

“Kur policiët janë afruar deri te ai, ka filluar të ikë dhe ka hedhur pistoletën ‘Brauning’, me kalibër 7.65 milimetër me korrnizë prej katër plumbave që i ka poseduar pa leje. Shpejt ai është kapur dhe privuar nga liria dhe gjatë kontrollit të motiçikletës nën sedilje është gjetur thikë. Pak më vonë është kryer bastisje në shtëpinë e tij dhe hapësira ndihmëse ku janë gjetur dy peshore digjitale, heroinë dhe hashash. Gjithçka që është gjetur është marrë dhe do të bëhet ekspertizë me çka kundër F.S, që është mbajtur në stacion policor në Tetovë sdo të ketë masë adekuate”, ka thënë Josifovski.

Sipas të dhënave policore vetëm në dy javët e fundit në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë arrestuar rreth 70 persona të cilët dyshohen se kanë marrë pjesë në shitjen apo përdorimin e marijuanës, heroniës dhe kokainës. Pjesa më e madhe e personave janë nga Tetova, Gostivari dhe më shumë fshatra në moshë prej 15 deri 46 vjeç. Nga policia, madje paralajmërojnë se pas pastrimit të rastit për personat e identifikuar të cilët kanë marrë pjesë në shitjen apo kanë përdorë mjete narkotike do të pasojnë parashtresa.