Arrestohet “Tarzani”

Një 37-vjeçar amerikan është arrestuar në një kopsht zoologjik pasi gjysmë i zhveshur dhe i mbuluar me baltë, ka hyrë në rrethimin e majmunit dhe bërtiste “Unë jam Tarzani”. Ngjarja ka ndodhur në Santa Ana të Kalifornisë.

Fun

06/08/2015 14:21

John William Rodenborn ishte nën efektin e drogës dhe kishte hyrë në kopshtin zoologjik pa paguar. “Ai hyri në rrethimin e majmunit, u ngjit në një pemë dhe nisi të bërtiste duke thënë se ishte Tarzani”, tha zëdhënësja e policisë për LA Times.

Stafi i kopshtit zoologjik largoi vizitorët dhe priti policinë që të vinte për ta arrestuar 37-vjeçarin./ Top Channel