Arrestohet shqiptari në Itali gjatë ceremonisë së martesës

Në Itali është arrestuar një shqiptar 26-vjeçar gjatë ceremonisë së dasmës.

Lajme

31/01/2019 20:49

Ceremonia e një shqiptari me një shtetase moldave është prangosur nga karabinierët, pasi 26-vjeçari ishte dëbuar nga Italia rreth 2 vite më parë, por ishte rikthyer sërish.

Shqiptar ishte arrestuar në Itali në shkurt të vitit 2017 dhe u shoqërua në kufi nga autoritetet, pasi dyshohej për trafik të lëndëve narkotike, shkruan shekulli.

Pasi policia u raportua se shqiptari ishte rikthyer dhe po merrej me të njëjtin aktivitet, ata u vunë në kërkim të 26-vjeçarit, i cili kishte vendosur të martohej për të përfituar lejen e qëndrimit.

Autoritetet italiane morën raporte për dasmën e tij, dhe ata hynë në sallën ku po mbahej ceremonia për të arrestuar atë.

Ai po martohej me një 22-vjeçare moldave që kishte probleme të shumta me drogës, e cila ka pranuar “martesën” për para ose për drogë.