Arrestohet shqiptari 31-vjeçar që plagosi rëndë një person në Gjermani

Tre javë pasi në rrugën “Goethestrasse” në Ludwigshafen të Gjermanisë, një shqiptar 31-vjeçar kishte shtënë me armë zjarri mbi një person 23-vjeçar, sulmuesi i dyshuar është arrestuar.

Bota

07/04/2018 09:35

Pas kërkimeve intensive, policia gjermane ka arritur të arrestojë sulmuesin e dyshuar shqiptar, natën në mes të enjtes dhe të premtes në një hotel në Bad Herrenalb. Tani, shqiptari gjendet në paraburgim, shkruan “Heidelberg24”, përcjell Albinfo.ch.
Prokuroria e akuzon shqiptarin se më 18 mars, në rrugën “Goethestrasse” në Ludwigshafen, disa herë ka shtënë mbi një person 23-vjeçar. Viktima është plagosur rëndë, ndërsa ende mbetet i paqartë motivi i të shtënave.