Arrestohet serbi që shiste libreza false të qarkullimit

Për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Falsifikim i dokumentit dhe Legalizim i Përmbajtjes së Rreme”, policë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin Tihomir S. (31 vjeç), nga Shtërpca.

Lajme

01/10/2014 20:10

Bëhet e ditur se arrestimi ka pasuar një hetim të gjatë mbi gjashtë muaj të hetuesve të njësisë së Auto-Krimeve të Rajonit të Ferizajt dhe pas intervistimit të dhjetëra dëshmitarëve nga Shtërpca e rrethina, të cilët ishin përfshirë në blerjen e librezave të qarkullimit të Serbisë (të falsifikuara), për të cilat shërbime i dyshuari merrte shuma të konsiderueshme të parave.

“Ekziston dyshimi i bazuar se këto veprime i dyshuari i ka bërë derisa punonte si menaxher në qendrën e kontrollit teknik “Tandems”, në Brezovicë, dhe derisa punonte si agjent i sigurimeve në kompaninë e sigurimeve Sigkos, njoftoi zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.