Arrestohet serbi që kërcënoi dhe ua dëmtoi veturën një çifti

Në fshatin Rudar të Zveçanit, është arrestuar një serb.

Lajme

14/01/2019 09:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se fshatin Rudar të Zveçanit, një serb ka kërcënuar dy persona të tjerë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari fillimisht kishte kërcënuar dhe më pas kishte dëmtuar veturën e një çifti.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/