Arrestohet sepse refuzoi t’ia lante rrobat burrit

Një grua nga Tamaulipas në Mexico, ka qëndruar 12 orë në burg pasi ka refuzuar t’ia lajë rrobat burrit të saj raporton “Fox News Latino”.

Fun

05/07/2015 14:25

26-vjeçari Edgar Ivan Perez Alvarado, ka thënë se i ka kërkuar gruas së tij, 21-vjeçare Dulce Requena Garcia, që t’ia lajë dhe hekurosë rrobat. Por ajo ka refuzuar duke i thënë se atij i nevojiten rrobat e pastra për t’i shkuar në vizitë dashnores.

Mediat meksikane, kanë raportuar se më pas burri i saj, i zemëruar me situatën, e ka thirrur policinë me arsyetimin se ajo po e shqetëson. Ai gjithashtu është ankuar se gruaja e tij Dulce Garcia, nuk bën asgjë rreth shtëpisë dhe vetëm shikon televizor.

Por, gruaja Requena Garcia ka thënë se ajo nuk po ndihet mirë kohëve të fundit, prandaj ka qëndruar aq shumë shtrirë. /Klan Kosova/