​Arrestohet shefi i inspeksionit në komunën e Prishtinës

Policia e Kosovës ka arrestuar sot shefin e sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës dhe dy pjesëtarë të sigurimit të Komunës.

Lajme

29/02/2016 09:59

Mëngjesin e sotëm është arrestuar Salih Zyba anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje njëherit shef i sektorit të Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, Sali Zyba.

Ndërsa sipas Erzen Vraniqit, nga zyra për informim policia është futur në komunë pa autorizim në kabinetin e Kryetarit të komunës dhe pa fletëarrest.

Ndërsa po ashtu sipas Vraniqit, policia ka arrestuar pjesëtarët e sigurimit pse këta të fundit kanë kryer detyrën e tyre duke i kërkuar autorizimin policisë së Kosovës për të hyrë në objektin e komunës.

Pjesëtarët e arrestuar të sigurimit janë Ditar Canolli dhe Kushtrim Halilaj.