Arrestohet prodhuesi i pijeve alkoolike prej të cilave vdiqën 45 persona

Policia e Indonezisë sot bëri të ditur se është arrestuar shefi i ashtuquajtur i prodhimit të pijeve alkoolike prej të cilave kanë humbur jetën 45 persona brenda një jave në provincën Java Perëndimore.

Bota

19/04/2018 16:56

Vetëm këtë muaj në Indonezi nga helmimi me pijet alkoolike kanë humbur jetën qindra persona.

Gjenerali Syafruddin, zëvendës komisioneri i policisë kombëtare, tha se policia arrestoi kreun e prodhimit të pijeve alkoolike, Samsuddin Simbolon, në plantacionet e tij të vajit të palmës në Sumatra jugore të mërkurën në mëngjes.

Simbolon, thuhet se bleu një shtëpi luksoze nga të ardhurat e biznesit të tij të paligjshëm. Policia gjithashtu arrestoi gruan e tij, si dhe dy ndërmjetësues për shkak të ndihmesës së Simbolon-it për të menaxhuar punën e tij për dy vitet e fundit.

Gjatë hetimit, policia gjeti më shumë se 5.000 shishe me pije alkoolike të paligjshme gati për t’u shpërndarë.

Nëpunësit policor vazhdojnë kërkimet edhe për katër persona të dyshuar.