Arrestohet prizrenasi që mashtroi qytetarët për rregullimin e vizave

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për mashtrim me vizat.

Lajme

29/08/2017 10:40

Në Prizren  është arrestuar një  i dyshuar mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në bashkëpunim me një person tjetër, ka mashtruar disa qytetarë duke u premtuar rregullimin e vizave të punës për në Gjermani.

Si viktima janë intervistuar 15 meshkuj K/Shqiptarë dhe janë bastisur tri lokacione  ku janë sekuestruar dokumentacion i ndryshëm në lidhje me vizat gjermane:  llap-top , telefon si dhe një veturë me targa vendore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar si “mashtrim”. /Lajmi.net/