Arrestohet personi që tentoi të mashtroj arkëtaren në një market

Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti ka tentuar të mashtrojë arkëtaren në një market.

Lajme

04/12/2018 09:35

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 21:50, në rrugën “Rilindja” në Prishtinë është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka tentuar të mashtroj arkëtaren e një marketi, raporton lajmi.net.

Siç bën të ditur Policia, pas verifikimit i dyshuari kishte katër urdhëresa aktive.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/