Arrestohet pasi pozoi lakuriq me turistë pranë kullës Eifel (Foto)

Policia e Francës ka arrestuar një grua të zhveshur lakuriq, pasi ajo ishte duke u fotografuar me disa turistë, pranë kullës Eifel.

Fun

08/07/2015 11:09

Kjo vajzë i është afruar nga afër  turistëve që të pozonin më të pranë kësaj kulle. Performanca e kësaj artisteje nga Zvicra, Milo Moire, bëri që shumë nga turistët entuziast të prisnin në radhë për të dalë në veprat lakuriq të artistes, por policët francezë ishin të shpejtë për të arrestuar atë.

Policia së pari kërkuan që ajo të vishet e më pas edhe e arrestuan atë. Menaxheri i saj Moire dhe partneri Peter Palm lëshuan një deklaratë për të konfirmuar se ajo ishe e arrestuar dhe se puna e saj ishte konfiskuar, shkruan Dailystar, transmeton lajmi.net.

Shfaqja në publik lakuriq, në zonat e Francës, dënohet me 12 muaj burg dhe me një gjobë prej 10 mijë funta. Ndryshe, kjo artiste është e njohur për fotografitë e saj kontroverse në Instagram. /lajmi.net