Arrestohet pas kalimit në territorin ushtarak duke luajtur Pokemon Go

Një person është arrestuar pas kalimit në territorin e bazës së ushtrisë indoneziane derisa ishte duke luajtur Pokemon Go.

Fun

19/07/2016 15:44

Sipas The Guardian, 27 vjeçari kishte filluar të vraponte për të ikur nga rojat pas ndezjes së alarmit por ishte zënë dhe ishte marrë në pyetje nga autoritetet, transmeton KosovaPress.

Ai tregoi se kishte qenë duke u munduar t’i zë pokemonët dhe nuk kishte ndonjë qëllim tjetër, me që rast edhe u lirua.