Arrestohet organizatori i sulmit në Kullat Khobar

Është arrestuar personi i cili përshkruhet si ideatoi i bombardimeve në Kullat Khobar, në kazermën ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Arabinë Saudite.

Bota

27/08/2015 09:37

Ahmet al-Mughassil, lider i grupit Hezbollar, është arrestuar pas 20 vjetësh.

Bombardimi i vitit 1996 la të vdekur 19 ushtarë amerikanë dhe u plagosën rreth 500 persona të tjerë.

Mughassil, i njohur edhe si Abu Omran, është kapur në Bejrut dy javë më parë, pasi kishte udhëtuar nga Irani. Ai është transferuar në Riad, kanë dhënë zyrtarë amerikanë dhe sauditë.

Zyrtarët e inteligjencës saudite besojnë se edhe katër të dyshuar të tjerë për bombardimet, gjenden në Iran.

Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Iranin për orkestrimin e bombardimit. Irani ka mohuar se ka qenë e përfshirë në këtë sulm.

Në bombardimin e vitit 1996 militantët kishin parkuar një kamion me eksplozivë pranë Kullave Khobar, ndërtesë në të cilën ishin vendosur ushtarët amerikanë.

Në vitin 2006. një gjykatë federale amerikane ka urdhëruar Iranin që t’i paguajë 254 milionë dollarë familjeve të viktimave, të cilët u vranë në këtë sulm. Ky vendim u drejtua kundrejt qeverisë irakiane, Ministrisë së Sigurisë dhe Gardës Revolucionare.

Në vendimi e gjykatës amerikane, thuhej se sulmi ishte vepër e grupit Hezbollah dhe Gardës Revolucionare. Ky sulm thuhet se ishte urdhëruar nga lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.

Grupi militant Hezbollah Al-Hejza ka konfirmuar se Mughassil, 48 vjeçar, është ndaluar nga zyrtarët e sigurisë në aeroportin e Bejrutit më 7 gusht./rel