Arrestohet një serb për krime lufte në Srebrenicë

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës ka bërë të ditur se është arrestuar Milan Bogdanoviq, i dyshuar se si komandant i Policisë në vitin 1995 ka kryer krim kundër njerëzimit në Srebrenicë, bëjnë të ditur mediat e Bosnjës.

Lajme

15/12/2015 13:25

Ai dyshohet se ka koordinuar dhe komanduar forcat e policisë të cilët në fshatin Konjeviq kanë zënë rob boshnjakët pas rënies së Srebrenicës.

Po ashtu thuhet se pjesëtarët e policisë me të cilët ka komanduar Bogdanoviq kanë torturuar, dhunuar dhe rrahur të burgosurit, kanë lejuar anëtarët e tjerë të forcave të armatosura t’i abuzojnë të burgosurit, kanë dorëzuar për t’i dërguar në vende tjera dhe në vende të ekzekutimit, e po ashtu kanë marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve dhe varrimin e kufomave.

Bogdanoviq, pas marrjes në pyetje nga Prokuroria, do të merret vendimi në lidhje me masat ndaj tij./Kp