Arrestohet një serb për kontrabandë të vajit bazik në Jarinje

Policia e Kosovës ka ndaluar në pikën kufitare në Jarinje një kamion i cili drejtohej nga i dyshuari, serb i Kosovës.

Lajme

18/01/2015 12:49

Sipas policisë, gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar 10 bidonë të plastikës me rreth 10 mijë litra vaj bazik dhe është konstatuar se kufirin shtetëror Serbi-Kosovë e ka kaluar jashtë pikës kufitare në mënyrë ilegale.

I dyshuari është arrestuar, ndërsa kamioni për shkak të konfiguracionit të terrenit ka mbetur në përkujdesje policore në vendin e ngjarjes, transmeton KosovaPress.