Arrestohet një serb në vendkalimin kufitar Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të nacionalitetit serb në vendkalimin kufitar në Jarinje.

Lajme

20/07/2017 16:27

Arrestimi është bërë me urdhër të arrestit ndërkombëtar, transmeton lajmi.net.

Serbi nga Kosova është arrestuar rreth orës 20:30 të natës së kaluar dhe është marrë në paraburgim.

Identiteti i tij dhe detajet e tjera nuk janë bërë të ditura./Lajmi.net/