Arrestohet një person, u kap me 3.5 kilogram narkotikë

Një person është arrestuar në Gjilan, për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve.

Lajme

25/11/2018 13:00

Prokuroria Themelore e Gjilanit, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me njësitin antidrogë, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar të dyshuarin SH.Z., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 273 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Siç thuhet në njoftim, prokuroria pas njoftimit me rastin, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast pas bastitjes së shtëpisë dhe lokaleve tjera përcjellëse në Gjilan, nga ana e zyrtarëve policor, te i dyshuari janë gjetur 3.5 kilogram narkotik, e cila dyshohet të jetë e llojit ‘’Heroinë’’, dhe të cilën dyshohet që i njëjti e ka poseduar me qëllim shitjeje.

Ndaj të njëjtit është marrë aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe brenda afatit ligjor do të ushtrohet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe do të ndërmerren të gjitha veprimet e tjera hetimore me qëllim të ndriçimit të kësaj çështje penale, pasi që dyshohet se është i përfshirë edhe një i dyshuar tjetër, i cili për momentin gjendet në arrati. /Lajmi.net/