Arrestohet një person për keqpërdorim seksual ndaj të miturve

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, për keqpërdorim seksual ndaj të miturve.

Lajme

18/07/2018 10:55

I arrestuari në Prishtinë, është shtetas i Kosovës.

“Me 17.07.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër K/Shqiptare e moshës së mitur”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/