Arrestohet një person për dhunim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:00 në Prishtinë.

Lajme

15/06/2018 10:13

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër K-Shqiptare”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit viktima dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për ekzaminim.

Sipas policisë te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një revole CZ 7.65 mm me një karikator dhe 7 fishek.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./Lajmi.net/