Arrestohet një person pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Fushë Kosovës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Lajme

02/11/2017 10:32

Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti kishte rrahur gruan e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Gjatë kontrollimit të shtëpisë të dyshuarit i është gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.