Arrestohet një person pasi keqpërdori seksualisht një të mitur

Policia e Kosovës në Lipjan dje ka arrestuar një person pasi që dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur.

Lajme

07/01/2019 11:57

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës në Lipjan ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një vajzë të mitur, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë viktima është e moshës 16-vjeçare dhe me vendim të prokurorit menjëherë është dërguar për ekzaminim mjekësor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Lajmi.net/