Arrestohet një person në Prizren pasi kanosi zyrtarët policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren, pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarët policorë.

Lajme

12/11/2018 11:12

Gjatë ditës së djeshme në Prizren është arrestuar një person i dyshuar pasi që i njëjti në rrugën “Shatërvan”, dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike në një kafene dhe më pas ka kanosur edhe zyrtarët policorë, raporton lajmi.net.

Gjatë kontrollimit, njësitet policore tek i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një thikë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, të njëjtit i është ofruar edhe ndihma mjekësore dhe me sugjerimin e mjekut dhe në konsultim edhe me prokurorin, i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. /Lajmi.net/