Arrestohet një person në Prishtinë për vjedhje të rëndë

Policia ka arrestuar një përson në Prishtinë, pasi dyshohet së është përfshirë në një rastë të vjedhjes së rëndë.

Lajme

17/10/2018 15:59

Një person është arrestuar, nga Policia për të cilin ekziston dyshimi që mund të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, përcjell lajmi.net.

Të dyshuarit E. E, mashkull, 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, prokurori i shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, për tu proceduar më tej në faza të tjera të procesit hetimor.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur me datën 08.10.2018 në rrugën “Vllëzërit Fazliui” në Prishtinë, në një barnatore, me ç’ rast janë vjedhur një sasi e konsiderueshme e barnave.

“Hetuesit policor pas ndërmarrjes së veprimeve të duhura hetimore kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin si dhe kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm se, i njëjti ka shfrytëzuar veturën e marrë në shfrytëzim nga një kompani për dhënien me qira të veturave ( RentCar) dhe të njëjtën dyshohet ta ketë përdorur në rastin e sipër cekur me targa veture të cilat më herët kanë qenë të raportuara si të vjedhura|, thuhet në njoftimin e PK-së

Ndërkohë që policia ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore e operative, ka lokalizuar veturën Golf –V-, ngjyrë hiri, dhe të njëjtën e ka sekuestruar për ta ndihmuar ndriçimin e plotë të rastit..