Arrestohet një person, kanosi policët pasi i shqiptuan gjobën

Në Prishtinë dje është arrestuar një person pasi që ka kanosur zyrtarët policor.

Lajme

14/11/2018 10:20

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Trudë të Prishtinës, Policia e Kosovës ka arrestuar një person, raporton lajmi.net.

Siç ka bërë të ditur Policia, personi i dyshuar është arrestuar pasi që i njëjti, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik ka ofenduar dhe ka kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/