Arrestohet një person, godet policin me motoçikletë

Gjatë ditës së djeshme, në Prizren më saktësisht në rrugën “Rezmi Ademi”, është arrestuar një person.

Lajme

28/03/2017 13:36

 

Sipas policisë, i dyshuari ishte duke vozitur motoçikletë, dhe duke mos respektuar urdhrin e zyrtarit policor për t’u ndalur, ai godet policin me ç’rast edhe i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktima u dërgua për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/