Arrestohet një menaxher kompanie, keqpërdori mbi 3 mijë euro

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është arrestuar një person për keqpërdorim besimi.

Lajme

19/01/2017 11:15

Sipas policisë, pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar një mashkull, pasi ekziston dyshimi i bazuar se në cilësi të menaxherit ka keqpërdorur shumën prej 3.963,20 euro, duke tentuar që këtë shumë të parave ta mbulojë me mallra me afat të skaduar.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari u dërgua në mbajtje. /Lajmi.net/