Arrestohet një grup i armatosur që kryente plaçkitje (Foto)

Katër persona të maskuar kanë grabitur tetë lokale për një muaj duke i kërcënuar viktimat e tyre me armë, madje edhe në restaurantin McDonald’s.

Bota

22/07/2015 00:04

Por, këta persona tashmë janë arrestuar dhe aktet e tyre kriminale janë ndaluar. Këtë grup kanë arritur ta arrestojnë policët të cilët u alarmuan pas grabitjeve të tyre, raporton Mirror

Ky grup kishte shënjestruar një numër të madh të lokaleve të lojërave të fatit dhe bizneseve të vogla në Manchester të Anglisë, transmeton lajmi.net

Nga aksionet e tyre ata kanë arritur të mbledhin para dhe gjësende të vlefshme në vlerë prej 14 mijë euro.

Por, njëri prej aksioneve që kishin ndërmarr ata, ka shkuar keq dhe tani ata janë arrestuar dhe po mbahen të mbyllur.

Tre anëtarët e këtij grupi të armatosur kanë pranuar fajësinë në disa prej akuzave të ngritura ndaj tyre.

Ndërkaq, disa prej plaçkitjeve të tyre janë kapur edhe nga kamerat e sigurimeve të lokaleve që kanë plaçkitur, dhe të njëjtat janë publikuar në internet.

Më poshtë mund të shihni pamjet dhe video regjistrimin e akteve të tyre plaçkitëse.

CCTV from the robbery at Coral Betting Shop, Barlow Road, Chorlton, 22 May 2014

CCTV from the robbery at Best One, Old Moat Lane, Withington, 12 June 2014

CCTV from the robbery at Sanket News, Liverpool Road, Irlam, 14 June 2014