Arrestohet një egjiptian për tentim vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Kosovës të nacionalitetit egjiptian për tentim vrasje ndaj një personi.

Lajme

25/07/2016 11:45

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja e ka ndodhur në Gjakovë, të cilës i ka parpari një mosmarrëveshje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Egjiptian, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K/Egjiptian. Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë e kalibrit 7.65mm”.

“Nga i dyshuari është konfiskuar arma me një karikator, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur një qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 38.1 gramë, një kuti me mbetje të substancës dhe një foli alumini e paketuar për shitje”, thuhet në njoftim përcjell lajmi.net.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.