Arrestohet një burrë pranë shtëpisë së Swift, kërcënonte këngëtaren

Departamenti i Policisë në Los Anxhelos e ka konfirmuar se një burrë është arerstuar të mërkurën rreth orës 4:30 pas një thirrje nga fqinjët e këngëtares Taylor Swift.

ShowBiz

04/02/2016 10:04

Burimet të TMZ-së, raportojnë se policia ka pranuar një thirrje nga fqinjtë të cilët raportonin se një burrë po “sillej rreth shtëpisë së Swift”.

Nuk dihet nëse këngëtarja ka qënë në shtëpi në atë kohë, por një burim tjetër për E!News, ka thënë se ky burrë kërcënonte dhe bërtiste duke thirrur emrin e e këngëtares.