Arrestohet një ashkali, mbyti një femër dhe e hodhi në lumë

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar një ashkali nga Fushë Kosova, me inicialet S.O.K, i dyshuar se ka vrarë shtetasen e nacionalitetit rom N. T., trupi i së cilët është gjetur në fillim të muajit tetor në Lumbardhë të Pejës.

Lajme

23/10/2014 18:26

Arrestimi është kryer nga Njësiti për Krime të Rënda i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. Sipas njoftimit të PK-së, pas një pune intensive operative-hetimore për këtë rast, janë siguruar dëshmi të bazuara mirë dhe është arritur të zbulohet se rasti në fjalë ka të bëjë me ‘vrasje’ dhe me urdhër të prokurorit është riklasifikuar si i tillë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshimtit i është caktuar ndalimi policor prej 24 orësh.

Viktima ishte banuese në lagjen “7 Shtatori” në Pejë.