Arrestohet një anëtar i FIFA-s

Është arrestuar një anëtar i shtëpisë më të madhe të futbollit, FIFA-s.

Sport

06/09/2014 18:36

Njëri nga anëtarët, i cili ishte mbikqyrës i financave të FIFA-s është arrestuar, për korrupsion dhe pastrim të parave.

Lajmin për arrestimin e anëtarit me emrin Canover Watson e kanë konfirmuar mediat botërore, të cilat kanë marrë informata të sigurta nga policia.

Personi i arrestuar menjëherë ka dërguar një ankesë, duke shkruar një letër për media, për ta mohuar një gjë të tillë.

Pritet të shihet se çfarë komente do të japin zyrtarët e FIFA-s mbi këtë gjë, të cilët deri tani kanë qëndruar të heshtur.