Arrestohet një 16-vjeçar, shok i sulmuesit të Munihut

Policia bën të ditur se ka arrestuar një të ri 16 vjeçar, shok i sulmuesit, i cili para dy ditësh në qendrën tregtare Olimpia në Munih vrau nëntë persona.

Bota

24/07/2016 23:21

Siç thuhet, i riu është arrestuar pasi që nuk e ka lajmëruar policinë se çka kishte planifikuar të bëjë shoku i tij, transmeton Reuters.

Policia e Munihut ka thënë se i riu i arrestuar ndoshta mori pjesë në postimin e lajmërimit në facebook ku fton të rinjtë që të shkojnë në vendin ku më vonë iraniani i ri vrau 9 persona.

Policia po ashtu ka deklaruar se i riu planifikonte këtë akt qysh një vit ndërsa kanë bërë të ditur se sulmuesi vitin e kaluar ka qenë në shërim psikiatrik sepse vuante nga depresioni dhe kishte frikë nga kontaktet me njerëz tjerë.