Arrestohet në pikëkalimin kufitar në Vërmicë personi i kërkuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Lajme

08/01/2019 10:54

Gjatë ditës së djeshme në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, në ora 04:00 të mëngjesit, Policia e Kosovës me urdhër të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës ka arrestuar një person, shkruan lajmi.net.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte në mesin e personave të kërkuar nga autoritetet e rendit dhe pas arrestimit ai është dërguar në qendrën e paraburgimit në Lipjan. /Lajmi.net/