Arrestohet në Mitrovicë, nën ndikim të alkoolit shëtitej me predhë luftarake

Policia e Kosovës raporton se mbrëmë në rrugën “Adem Voca”, në Mitrovicë ka arrestuar një të dyshuar të nacionalitetit rom i cili dyshohet se nën ndikimin e alkoolit, sipas dëshmitarëve po shëtitej në rrugë me një predhë luftarake.

Lajme

12/10/2018 13:36

Patrulla policore ka arritur të dyshuarin ta arrestojë.

Njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr nga vendi i ngjarjes në mënyrë të sigurt dy trombllonët. I dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes.