Arrestohet në Lipjan shqiptari që jeton në Serbi, e mashtroi një qytetar për rregullimin e disa dokumenteve

Një shqiptarë i cili është shtetas i Serbisë është arrestuar mbrëmë në Lipjan.

Lajme

25/08/2018 12:18

Policia ka njoftuar se deri të arrestimi ka ardhur pasi i njëjti e ka mashtruar një shtetas tjetër shqiptarë për rregullimin e disa dokumenteve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar/shtetas i Serbisë, i cili kishte mashtruar në emër të rregullimit të disa dokumenteve viktimën mashkull K/Shqiptar, në shumën prej 1.800 Euro”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Raporti thekson se, i dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes.

Rasti është hapur nga Policia e Kosovës për “mashtrim”. /Lajmi.net/