Arrestohet në Ferizaj një shtetas serb, u paraqit si person zyrtarë

Në Ferizaj është arrestuar një shtetas serb për prezantim të rrem.

Lajme

07/07/2018 11:10

Policia ka njoftuar sot se gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti në një rast është prezantuar si person zyrtar. “I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar për “prezantim i rrem”. /Lajmi.net/