Arrestohet me dyshimin se donte ta vriste një person

Dje rreth orës 04:00 në Klinë policia ka arrestuar një person për armëmbajtje pa leje.

Lajme

29/05/2018 11:46

Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar nën dyshimin se kishte për qëllim të vrasë një person të cilin nuk e ka takuar, ndërsa armën dyshohet se e ka hedhur në një vend të panjohur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.