Arrestohet me drogë 60-vjeçari italian në portin e Durrësit/VIDEO

Një shtetas italian është arrestuar nga policia kufitare në portin e Durrësit për trafik të lëndëve narkotike.

Lajme

16/08/2018 10:58

Piero Mormina u ndalua mbrëmë duke udhëtuar me makinë me destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit të në automjetin e tij tip Fiat, në pjesën e  poshtme të prapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike marihuanë, raporton TvKlan.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

YouTube player