Arrestohet mbreti i kokainës në Ballkan

Darko Saric, i njohur si “mbreti i kokainës në Ballkan”, është arrestuar të martën në një aksion të përbashkët të policisë së Malit të Zi dhe Serbisë.

Lajme

18/03/2014 11:55

Aksioni është udhëhequr nga ministrat e Drejtësisë të Serbisë dhe Malit të Zi, Nikolla Selakoviq dhe Dushko Markoviq, raportojnë mediat në Beograd.

Saric, shtetas serb, akuzohet për tregti me drogë dhe shpëlarje të shumave të mëdha të parave në Evropë dhe Amerikë.

Në janar të vitit 2010, kundër tij është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.