Arrestohet masazhisti 30 vjeçar pasi ngacmoi seksualisht një 11 vjeçar

Në Griffith të Australisë, një masazhist nga Tajvani, i cili besohet të jetë 30 vjeçar, do të përballet me gjykatën pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një djalë 11 vjeçar gjatë një masazhe sportive.

Bota

27/06/2016 08:25

Sipas policisë, 11 vjeçari e kishte vizituar terapistin për një masazh që kishte nevojë dhe ishte inkurajuar nga trajneri tij, transmeton lajmi.net.

Pas një hetimi nga ekipi kundër abuzimeve dhe krimeve ndaj fëmijëve, është raportuar se 30 vjeçari është arrestuar.

Ai është dërguar në stacionin policor të Griffith dhe është dënuar për dy akuza për marrëdhënie seksuale me një fëmijë 11 vjeçar, dhe gjithashtu me sulme e provokime të pahijshme ndaj një 16 vjeçari tjetër.

Atij i është refuzuar çdo lirim me kusht, prandaj pritet të përballet me Gjykatën brenda kësaj jave. /lajmi.net