Arrestohet malazezi në Pejë, provoi t’i jap ryshfet Policisë

Një shtetas i Malit të Zi është arrestuar të mërkurën në Leshan të Pejës, pasi kishte provuar t’u jepte 10 euro ryshfet pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, më qëllim që të mos i shqiptohet një gjobë.

Lajme

28/09/2017 11:34

 

Për rastin, PK ka njoftuar në raport 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull malazez shtetas i Malit të Zi , pasi që i njëjti u ka dhënë 10 euro ryshfeve zyrtarë policorë me qëllim që mos t’i shqiptohet gjoba për kundërvajtje në trafik”, raporton Polica.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt, thuhet në raport. /GazetaExpress/.