Arrestohet lideri i opozitës ruse gjatë protestës anti-korrupsion

Lideri kryesor i opozitës ruse, Alexei Navanly është arrestuar gjatë një proteste anti-korrpsion në Moskë.

Bota

26/03/2017 14:26

Kjo është konfirmuar nga dëshmitarët, teksa kanë pohuar se protestuesit tentuan ta parandalonin furgonin e policisë i cili po e tërhiqte liderin e tyre gjatë protestës së organizuar, njofton BBC.

Përndryshe, Navalny është i njohur për fushatën e tij anti-korrupsion, i cili ka në shënjestër zyrtarët e lartë në afërsi të Kremlinit zyrtar.