Arrestohet kryeadministratorja e Gjykatës Supreme

Gazeta Blic ka marrë vesh se gjatë aksionit të sotëm policor, është arrestuar kryeadministratorja e Gjykatës Supreme.

Lajme

30/05/2016 10:37

Sipas burimeve të gazetës, ajo dyshohet se ka keqëprdorur detyrën zyrtare.

Sot me mëngjes, drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës kishte nisuar një operacion policor në funksion të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i tha Kosovapressit përmes telefonit se bastisjet janë duke u kryer në dy lokacione në rajonin e Prishtinës.